Analisti Lavdrim Lita, i ftuar në studion e News24, ka komentuar mbi urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për pezullimin e fondeve, i cili prek edhe Shqipërinë.

Sipas Litës, periudha 90-ditore e caktuar për pezullimin e fondeve do të shërbejë për të vlerësuar nëse programet aktuale do të ripërtërihen apo nëse mund të ketë edhe rritje fondesh për to.

“Administratën Trump duhet ta shohim te vendosja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri. Do të jetë ky një diplomat i linjës së Departamentit të Shtetit apo një ambasador politik nga rrethi i ngushtë i Trump, si zonja Yuri Kim, të cilës iu ngarkua çështja e SPAK” – u shpreh Lita.

Ai theksoi se ky vendim nuk do të thotë domosdoshmërisht shkurtim fondesh, por një rishikim të politikave amerikane në raport me partnerët.

“90-ditori do vlerësohet nëse këto programe vlen të ripërtërihen apo nëse do të shtohen fondet për to. Administratën Trump duhet ta shohim te vendosja e ambasadorit të ri amerikan, nëse do të jetë një ambasador i vendosur nga linja e departamentit të shtetit apo një ambasador politik nga rrethi i ngushtë i Trump si zonja Yuri Kim, të cilët iu ngarkua çështja e SPAK”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb