Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin “A show” në “News 24” drejtuar nga Adi Krasta foli për pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni nga ana e ministres së Arsimit Besa Shahini.


Fuga tha se me këtë pezullim është goditur autonomia universitare. Ai shtoi se gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por është bërë edhe më keq.


“Unë s’jam këtu për të bërë propagandë politike. Mund të them se gjendja ka qenë keq dhe është bërë akoma dhe më keq. Me vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullim të rektorit Mynor Koni është goditur autonomia universitare. Gjendja në universitetet e Shqipërisë ka qenë keq, por aktualisht është akoma më keq”, deklaroi Fuga.


Profesor Artan Fuga theksoi se jemi sot në gjendjen ku po pezullohen rektorë, po shkallmohet autonomia universitare dhe studentët janë jashtë në rrugë, si kurrë ndonjëherë.

(d.xh/ Balkanweb)