Katër efektivë policie, dy shefa dhe dy specialistë për hetimin e krimeve janë pezulluar nga detyra pasi nxorën informacion për armët e sekuestruara në një operacion në Elbasan.

News24 publikoi foto të operacionit në Papër të Elbasanit ku RENEA zbuloi një arsenal me armë të sofistikuara, që dyshohet se janë përdorur edhe në krimet e kaluara.

Pikërisht nxjerrja e informacionit dhe pamjeve për këtë superoperacioni iu ka kushtuar vendin e punës 4 policëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykates se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Vendimet janë:
– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar Bilal Semanaj, 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar Albjon Xhitozi, 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar Eduard Gjyli, 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb