RROGOZHINE

Pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Rrogozhinës, Ibrahim Bejo. “BalkanWeb” mëson se Bejo është pezulluar për shkak të një hetimi të nisur nga ana e Prokurorisë së Kavajës për korrupsion. Organi i akuzëz kërkoi pezullim të Bejos nga detyra, me dyshimin se Bejo mund të prishë provat.

Bejo ishte zgjedhur në krye të këtij institucioni më janar të 2018-ës, ndërsa vendimi është marrë nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Rrogozhinë është vënë në funksion të plotë në shkurt të vitit 2002, ndërsa vlen të theksohet se drejtuesit e këtij burgu janë ndryshuar shumë shpesh.

Kujtojmë se IEVP Rrogozhinë është kategorizuar si burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb