Elda Laro që nga dita e sotme ka marrë zyrtarisht drejtimin e Orkestrës Simfonike të Shkodrës. Ajo është pritur fillimisht në një takim nga kryetari i Bashkisë Shkodër i cili falenderoi artisten e njohur nga Shkodra për praninin e ftesës për të qënë në krye të orkestrës simfonike si simbol të Shkodrës. Për artistën kjo ftesë përveç rëndësisë së pozicionit është edhe një privilegj për vetë lidhjen e saj me Shkodrën.
Pas firmosjes së kontratës, mes Kryebashkiakut Benet Beci dhe dirigjentes dhe pianistes së njohur me famë ndërkombëtare, ajo ka takuar më pas të gjithë grupin e orkestrës imfonike të Shkodrës. Ajo komunikoi me artistët e orkestrës vizionin per një starndart dhe nivel të ri të orkestrës simfonike të Shkodrës.
Elda Laro, pianiste dhe dirigjente është pjesë e orkestrës së Berlinit dhe zgjedh të jetë pjesë e Shkodrës, qytetin ku lindi për të dhënë kontributin e saj në fushën e artit dhe të kulturës duke u bërë pjesë e stafit të Bashkisë Shkodër. Emra të mëdhenj të skenës shqiptare pritet të jenë pjesë e kalendarit artistik përgjatë vitit 2025-së që do të realalizojë kjo orkestër simbol i qytetit të Shkodrës.