TIRANE – Idil Biret ka qenë e ftuara e parë për sezonin e ri të emisionit “Chick” të Fjodora Dorës në News 24. Pianistja turke me famë botërore një javë më parë ka dhënë recitalin e parë pianistik në Tiranë në teatrin “Turbina”.

Idil Biret është një personazh që në botë konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë e muzikës pianistike. Ajo ka lindur më 21 nëntor 1941 në Ankara, Turqi dhe ka realizuar në botë mbi 5 mijë koncerte. Idil është shpallur qytetare nderi e Polonisë, “Kavaliere e Urdhrit të Artë” në Francë, është vlerësuar në Amerikë, Itali por padyshim një ndër personazhet më të rëndësishëm në Turqi.

Ajo ka nisur të luajë në piano që në moshën 3-vjecare dhe në atë periudhë u shpall një fëmijë me një talent të jashtëzakonshëm dhe shteti e çoi në Paris për të studiuar. Së fundmi në 75-vjetorin e saj është realizuar një përmbledhje e të gjithë albumeve që ajo ka realizuar gjatë këtyre viteve dhe janë 130 CD me koncerte pianistike.

Zonja Biret është një kënaqësi e jashtëzakonshme t’ju kemi në Tiranë me një koncert të jashtëzakonshëm. Ju keni prekur skena të mëdha botërore dhe është nder që ishin në Tiranë. Si u bëtë pjesë e qytetit tonë dhe të jepnit një koncert këtu?
Ju falënderoj nga zemra për komplimentet, prej shumë kohësh kisha dëshirë të vizitoja Shqipërinë. Kohët e fundit m’u ofrua një ftesë dhe kështu m’u dha mundësia që të jepja një koncert në Shqipëri. Cdo gjë që kam parë këtu më pa impresionuar dhe dëshira ime është që të kisha sa më shumë kohë që të vizitoja sa më shumë vende në Shqipëri.

Në koncert ju interpretuat pjesë shumë të famshme dhe patëm rast të dëgjonim interpretime të pjesë nga Chopin, Bethoven, Rachmaninoff. Ju keni një karrierë shumë të gjerë si i përzgjodhët këto pjesë për t’ia dedikuar publikut shqiptar.
Sonetet e Bethovenit janë të njohura në të gjithë botën dhe janë ndër më të preferuarat e mia dhe i zgjodha t’i luaja edhe për publikun shqiptar. Shopen unë e konsideroj krijuesin e pianos sepse tingujt e tij janë krejt të ndryshëm nga ato të kompozitorëve të tjerë prandaj bëra një përzgjedhje të kujdesshme me pjesët e këtyre dy kompozitorëve të mëdhenj për t’ia prezantuar publikut shqiptar.

Ju jeni pianistja e parë në botë që keni regjistruar të plota transkriptet e kompozitorit hungarez të shekullit të XIX Franz Liszt, pas Bethoven, Chopin…
Nëse të veprat e Shopen mbizotëron tingulli dhe ky tingull i pianos është tingull me shpirt dhe mund të interpretohet edhe më vete, veçoria e veprave të Liszt është që ato shoqëorohen gjithmonë me orkestër. Pianoja në veprat e tij është sic do instrument tjetër muzikor i një orkestre të madhe prandaj në këtë rast Liszt është shumë i veçantë nga Shopen.

Që në vitet ’60 ju keni regjistruar shumë albume, një prej të cilëve ka merituar edhe një çmim të veçantë nga Naksos një disk të artë për shitjen e mbi 2 milionë kopjeve në mbarë botën.
Ishte e papritur sepse në kohën që jetojmë shitja kaq e lartë të disqeve më muzikë pianoje është diçka e rrallë. U ndjeva krenare dhe shumë e gëzuar.

130 CD në piano për 75-vjetorin tuaj…
Pasha e atyre 10 kutive më CD e mia ishte 5,5 kg. Unë kam filluar të regjistroj disqe që në moshën 18 vjeçare.

A ka diçka në repertorin pianistik botëror që ju ka mbetur merak që nuk e keni interpretuar apo që keni ende ambicie për ta bërë sepse nuk më duket se ka një vepër që nuk e keni kaluar në duar tuaja.
Repertori pianistik është mjaft i gjerë në periudha të ndryshme ka pasur shumë vepra të mëdha artistike prandaj për çdo pianist të njohur është çdo mundësi e re të gjejë vepra të pa interpretuara dhe t’i interpretojë ato. Në kohën e Shoqen ka pasur mjaft kompozitorë interesant njëri prej tyre është pianisti francez Alkan, por veprat e tij janë më pak të njohura.

Tani pas Shqipërisë do të vazhdoni me koncerte?
Koncerti i radhës do të jetë më orkestër në Angli, ku do të interpretohet Moxart dhe do të bëj gjithashtu me regjistrime.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb