NGA ZONJA VJOLLCA*
1 kg lulelakër
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
2 lugë gjelle vaj ulliri
400 ml salcë domate
Kripë
Piper i zi
Sheqer
1 lugë kafeje rigon
2 kokrra domate
2 qepë të njoma
250 gr moxarela
200 gr djathë guda
Borzilok
Në një tenxhere nxehim vajin ku kauërdisim hudhrat dhe qepën të grirë imët. I kauërdisim për 5 minuta duke shtuar më pas salcën e domates. E lemë salcën në vlim për 5 minuta. E rregullojmë me kripë, pak sheqer, piper dhe rigon.
Vendosim lulelakrën në një tenxhere me ujë të vluar për 4 minuta, më pas e kullojmë dhe e vendosim në ujë të ftohtë. Ndërkohë presim në feta domatet dhe moxarelën, ndërsa qepët e njoma i presim në unaza. Parangrohim furrën në temperaturën 220 gradë Celsisus. Trazojmë në nje tas lulelakrën me djathin guda dhe masën e përgatitur e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekjeje. E vendosim në furrë të piqet për 10 minuta. Më pas e nxjerrim nga furra, lyejme të gjithë sipërfaqen me salcë, vendosim qepët e njoma, fetat e domates dhe moxarelës. E vendosim përsëri në furrë për 12 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me borzilok.
(d.b/Vila24/BalkanWeb)