Pikachu u bë virale në Turqi mbrëmjen e së enjtes, teksa personazhi më i njohur i serialit për fëmijë Pokémon u shfaq në demonstratat për arrestimin dhe paraburgimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu. Sipas mediave turke, “Pikachu” mori pjesë në një demonstratë studentore jashtë Universitetit të Antalias.
Sipas të njëjtave burime, studentët u mblodhën herët në sheshin Cumhuriyet të qytetit dhe u drejtuan për në Universitetin Akdeniz.
Aty vendosën të zhvillojnë një protestë, ku policia nuk ka reaguar. Një delegacion i CHP-së ishte gjithashtu i pranishëm në vendngjarje, por u largua pak pas orës 23:00 pasi protestuesit nuk pranuan të shpërndaheshin siç u kërkuan.
Looks like Pikachu is back in action in Turkey tonight pic.twitter.com/g5M2SvtvrO
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) March 27, 2025
Bizzare moment person in Pikachu costume flees Police amid protests in Turkey pic.twitter.com/40X2aKtyJA
— New York Post (@nypost) March 27, 2025
Turkey – Pikachu Shocks the World: Sparks Fly in Anti-Erdogan Revolt! pic.twitter.com/hsud9j1iIZ
— The Matrix is Glitching (@TMisGlitching) March 27, 2025
Pas largimit të përfaqësuesve të partisë kryesore opozitare në Turqi, policia ka vijuar me aksionin për largimin e protestuesve, ku edhe “Pikachu” ka marrë masa për të shmangur arrestimin.