-Derbi i kryeqytetit si gjithmonë mbetet ndeshja e cila tërheq numrin më të madh të shikuesve në stadium. Dhe sfida mes Partizanit dhe Tiranës në “Air Albania” kishte një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Për duelin e parë derbi mes këtyre dy skuadrave, do të jenë rreth 12 mijë bileta të shitura, që do garantojë një prani të ndjeshme të tifozerisë së të dy ekipeve në tribuna për duelin në fjalë.

-Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, nisi me një nderim special, për ish-deputetin e ndjerë, Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak. 44-vjeçari ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës, vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte ish-deputetin e ndjerë, ku vendosur lule pranë fotos së Bogdanit të vendosur në një pjesë të stadiumit.

460730520_1033536442115362_5291425046123720514_n-Figura pa fund në stadium. Duke filluar nga ish-trajneri i Partizanit, Hasan Lika, Orges Shehi dhe shumë të tjerë. Nuk mungonin lojtarë aktualë të Kategorisë Superiore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb