Si çdo të shtunë në përfundim emisioni “Kjo Javë” sjell rubrikën gazmore. Edhe pse erdhi në Tiranë për të përcjellë mesazhe të qarta për krizën politike në vend, delegacioni i PE është bërë pjesë e rubrikës ndërsa ambasadori i BE, Luigi Soreca uron mirëmëngjes në anglisht e ‘përshëndetje’ në shqip.

Ministri Klosi, i është shmangur pyetjes së gazetarëve për shtyrjen në protestën para parlamentin, ndërsa nxitonte të regjistronte videon promovuese për Shqipërinë.

Jo me pak siklete kaloi mbrëmja e së premtes për të deleguarin e kryeministrit në ministrinë e jashtme i cili në mbrëmjen gala të diasporës, ngatërroi vargjet e poemës së Naim Frashërit, ndërsa po këtë javë ai është parë të dalë nga PS nën shoqërinë e kryeministrit Rama. Fokusit të kamerave nuk i shpëtoi as shprehja e Ramës ‘I Love you too’ në nisje të fjalës së samitit të diasporës, përgjigje për dikë që ia tha nga salla.

Ministri Lleshaj ka nxituar ti shpëtojë kamerave, të cilët nxituan ta pyesin atë për protestën e opozitën, ndërsa rubrikës nuk i mungoi as arroganca e zv/kryeministrit Braçe me gazetaren Klodiana Lala në përfundim të seancës plenare.

Preciz dhe i saktë gjithmonë, kryeparlamentarit Ruçi i ka shpëtuar një lapsus ndërsa quajti kryedemokratin Lulzim Balla, lapsus që e korrigjoi në çast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb