Gjatë ndeshjes në Korçë pati disa episode pikante, që i sjell “Panorama Sport”.

– Rreth 2000 tifozë kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e së shtunës në Korçë për të parë nga afër takimin mes Skënderbeut dhe Vllaznisë. Nuk kanë munguar edhe dhjetëra tifozë ultras të shkodranëve, që kishin bërë qindra kilometra për të mbështetur ekipin e zemrës.

– Ivan Gvozdenoviç e ka nisur me një lutje ndaj Zotit ndeshjen e së shtunës, duke shpresuar për fat në këtë takim. Dhe fati ishte në krahun e korçarëve, duke pasur parasysh mënyrën si shkuan gjërat.

– Vazhdimisht stafi i Skënderbeut ishte në diskutime për të bërë ndryshimet e duhura. Dhe zëvendësimi i trefishtë duket se i dha zgjidhje ndeshjes, rezultoi vendim i drejtë.

– Brdariç ka qenë gjatë gjithë kohës i acaruar me gjykimin në përgjithësi, duke shprehur hapur pakënaqësinë për disa vendime të kryesorit Beqiri dhe asistentëve të tij. Qëndrimet e tij acaruan tifozët, që shprehën haptazi kundërshtim me reagimet e gjermanit. Trajneri i Vllaznisë kërkoi nga ekipi të ishte më i shkurtër në lojë dhe të mos i jepte mundësi kundërshtarit të reagonte.

– Bekim Balaj ka dalë i mërzitur më shumë nga të gjithë nga fusha e lojës, pasi goli i pësuar prishi planet e shkodranëve.

– Ivan Gvozdenoviç ka festuar si i çmendur pas mbylljes së ndeshjes me Vllazninë. Trajneri bardhekuq ka shpërthyer në një festë çlirimi për tri pikët.

– Sulmuesi më i ri i korçarëve, Taye, ka qenë në tribunë dhe ka e ka ndjekur me emocione gjithë takimin, për të festuar te goli i Bismarkut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb