Ndeshja e parë e Lushnjës në stadiumin e saj, pati edhe disa momente pikante, nga prania e tifozëve, te dëmtimet në fushën e lojës e madje edhe të njërit prej mjekëve.

– Para fillimit të ndeshjes, u zhvillua një ceremoni festive ku u përuruan ambientet e rikonstruktuara në stadiumin “Roza Haxhiu” dhe fusha e re. Në ceremoni përshëndeti edhe zv.presidenti i FSHF-së, Lutfi Nuri.

– Porta në të majtë të tribunës qendrore u desh të shkurtohej me 5 centimetra në fillim të takimit. Në përfundimin e punimeve për tapetin e ri që është shtruar, njëra nga portat ka qenë më e lartë dhe është punuar disa minuta para se të startonte takimi. Pikërisht, ajo në të cilën Kukësi godet traversën.

– Ashtu siç pritej, rreth 3000 shikues ndoqën sfidën Lushnja-Kukësi. Grupimi “gjenerata verdhëjeshile” vijon të jetë ndër më aktivët.

– Rreth 200 shikues e kanë ndjekur takimin pas rrethimit të jashtëm të stadiumit “Roza Haxhiu”, në pjesën veriore të impiantit lushnjar, që është i bllokuar nga sektori i licencimeve prej kushteve.

– Ishin prezent në tribunë trajnerët vlonjatë, Gerd Haxhiu dhe Eqerem Memushi. Trajneri i Shkumbinit Sokol Branica, ish-trajneri historik i Lushnjës, Mimi Xhoxhi, si dhe figura të njohura të futbollit verdhëjeshil, Xhavit Sefa, Kapllan Pepa, trajneri Ilir Gjyla, etj,.

– Dy zëvendësimet e para të Lushnjës u kryen në pjesën e parë, dhe Xhafa e Branica dolën nga fusha me barelë prej dëmtimit.

– Në minutën e 78-të, u desh ndërhyrja e stafit mjekësor të Kukësit për dëmtimin e Hoxhës, mirëpo njërin prej mjekëve e zë ngërçi dhe vonesa e lojës shtyhet edhe disa sekonda më shumë. (p/sport)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb