Qendërmbrojtësi i klubit të Barcelonës, Xherard Pike, që u ndalua se po lëvizte me një patentë të pezulluar, pranoi të paguante një gjobë prej 48 000 euro, njoftoi sot drejtësia spanjolle.

Futbollisti ndërkombëtar spanjoll do të duhet të paguajë një gjobë prej 200 eurosh në ditë për tetë muaj, ose 48 000 euro theksoi në një komunikatë gjykata e supreme e drejtësisë e rajonit të Katalonjës, shkruan atsh.

Ai ishte ndaluar më 31 gusht ndërkohë që po lëvizte me makinë pa asnjë pikë në patentën e tij.
Në Spanjë, pasi kanë mbaruar të gjitha pikët në lejen e drejtimit, kjo pezullohet për gjashtë muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: