Mariupoli është kthyer në epiqendrën e luftimeve ruse në Ukrainë.

Qyteti port është i rrethuar prej ditësh nga forcat armike, të cilët i kanë vendosur sistematikisht ultimatume ushtarëve kundërshtarë për të dorëzuar armët.

I radhës përfundon në orën 11:00 sipas asaj lokale. Ushtarët ukrainas, thuhet se janë strehuar në një kompleks të madh fabrikash janë strehuar në një kompleks të madh fabrikash çeliku.

Ministri i jashtëm i Ukrainës tha se Rusia ka vendosur ta rrafshojë me tokën qytetin e njohur. Rreth 130,000 qytetarë janë bllokuar në qytetin e rrethuar për 50 ditë dhe po luftojnë për të gjetur ushqim, ujë dhe ilaçe, tha nënkryetari i bashkisë.

Pse ka rëndësi Mariupol?

Pushtimi i Mariupolit do ta linte Rusinë nën kontrollin e një pjese të madhe të Ukrainës jugore dhe lindore. Ajo gjithashtu është “shtëpia” e një prej porteve më të rëndësishëm, që në kohë paqeje luan një rol kryesor në eksportin e çelikut dhe qymyrit. Qyteti, mund të shërbejë edhe për propagandë dhe Kremlini mund ta fabrikojë pushtimin e qytetit si një shenjë që Rusia po i arrin qëllimet e saj në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb