Të parët në kampionat dhe të parët në Champions League. Sezoni i Barcelonës po ecën në mënyrën e duhur, por gjatë këtyre ditëve të pushimit të kampionatit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, një anekdotë po qarkullon në dhomat e zhveshjes blaugrana dhe ka një autor: Zherad Pikenë, një prej senatorëve të skuadrës


Sipas asaj që shkruan “ESPN”, qendërmbrojtësi spanjoll flet për shokun e skuadrës, Jordi Alba, që mesa duket nuk ka ndërmend të marrë patentën. “Fathi? Mendoj se e sjell babai në stërvitje, njësoj si Zhordin që edhe pse është 30 vjeç e sjell babi. Alba as nuk ka ndërmend ta marrë patentën”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: