Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka humbur personin më të dashur të jetës së tij.Ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare pas një sëmundje të gjatë gjyshi i Lorik Canës, Gani Vula. Kjo bëhet e ditur përmes një njoftimi.

Vula ka qenë ish delegat i Kuvendit të Republikës së Kosovës në në legjislaturën e vitit 1990, po ashtu ka qenë edhe nënshkrues i Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik 1990 dhe pjesëmarrës në aprovimin e Kushtetutës së Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut .

Ai për kontributin e tij si Delegat i Kuvendit të Kosovës ishte dekoruar nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova me Medaljen e Artë të Pavarësise.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: