Ndërkohë e paqartë nuk është vetëm e ardhmja e Armando Brojës. Edhe mbrojtësi i kombëtares tonë dhe Romës, Marash Kumbulla vijon të ketë ende pikëpyetje mbi të ardhmen e tij.

Nëse vetëm dy ditë më parë u përfol për një interesim të Empolit për Kumbullën, ditën e sotme janë sërish mediat në Itali që bëjnë me dije se në garën për Kumbullën, tashmë është përfshirë edhe skuadra e Kaljarit po në Serie A.

Kumbulla nuk është në planet e trajnerit të Romës, De Rossi ndaj me shumë gjasa e ardhmja e tij do të jetë larg kryeqytetit, por mund të vijojë sërish të jetë në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: