Në hollin e Pallatit të Kulturës “Sadi Halili” të Librazhdit është çelur të këtë shtunë ekspozita e piktorit të mirënjohur Arben Kurti ku të pranishëm ishin me qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme, piktorë , artistë si edhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor ,Arbjan Mazniku , Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh edhe drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën ,Taulant Balla, Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ,Bora Muzhaqi ,Kryetari i Bashkisë Librazhd ,Mariglen Disha. si edhe personalitete të tjera të shquara vendase e të huaja .
Vizitorët e shumtë dhe ministrat i vlerësuan pikturat e ekspozuara dhe i cilësuan ato jashtëzakonisht të bukura .Pejsazhet e mrekullueshme të natyrës të sjella në piktura në këtë ekspozitë ishin mjaft mbresëlënëse për vizitorët .Vetë piktori Arben Kurti e cilësoi hapjen e ekspozitës në hollin e Pallatit të Kukturës , “Sadi Halili” si një moment të rëndësishëm për karrierën e tij në këtë fushë të cilës ai i është përkushtur që kur ishte 5 vjeç.Rregullisht kam filluar të pikturoj që nga mosha 10 vjeç tregon piktori Arben Kurti.
Në klasën e 5 -të në vitin 1980 u regjistrova në kursin e pikturës pranë Shtepisë së Pionierit në Librazhd .Aty hodha hapat e para dhe mjaft të sigurta drejt të ardhmes dhe merita është e profesorit të pikturës ,Sami Roçi.Që nga ajo kohë nuk i jam ndarë pikturës , por edhe piktura nuk më është ndarë më kurrë mua. E them
me shumë sinqeritet që nuk mund të rri dot pa pikturën. Prindërit e mi ,sidomos nëna ime ,Lytfie Kurti më ka mbështetur fuqishëm dhe ka sakrifikuar shumë që unë ta ndiqja ëndrrën time .
Konkurova në vitin 1984 për në shkollën artistike por nuk fitova edhe pse isha cilësuar ndër më të mirët mes konkuruesve .I trishtuar dhe i lënduar shpirtërisht që nuk arrita të siguroja mundësinë e shkollimit në degën e pikturës ,qëndrova edhe një vit në shtëpi dhe vijova përgatitjet për të qenë i suksesshëm vitin tjetër dhe konkurova në Liceun Artistik të Tiranës por edhe atje nuk fitova për dy pikë. I zhgënjyer nga mungesa e seriozitetit të jurisë në vlerësimin real të konkuruesve hoqa dorë nga përpjekjet për të studiuar për pikturë dhe u rregjistrova në Gjimnazin ” Ibrahim
Muça” të qytetit të Librazhdit , një gjimnaz i cili ka nxjerrë personalitete të shumta në çdo fushë ndër vite .Gjatë kohës së Gjimnazit kisha vështirësi në gjetjen e bazës materiale por gjithmonë më ka qëndruat pranë dhe më ka ndihmuar shumë profesori im i nderuar ,piktori Sami Roci. Me ndryshimin e sistemit , pas vitit 1990 sigurimi i bazës materiale nuk ishte më problem dhe puna ime me pikturën ka ecur shumë mirë .Gjatë periudhës pas përmbysjes së sistemit komunist krahas ushtrimit të aktivitetit privat , diplomimit në Ekonomi ,natyrisht i jam përkushtuar edhe pikturës çdo ditë në kohën e lirë. Shpesh herë punoj edhe natën , madje jo rrallë edhe deri në orë 5 – 6 të mëngjesit kur gjatë ditës nuk gjeja kohë.
Vitet e fundit i jam bashkuar Kolonisë së Piktorëve me të cilët kemi qenë në aktivitetet e zhvilluara disa herë në Pogradec ,në Maliq, në Korçë ,”Ditet e Mios” dhe kudo në Shqipëri dhe jashtë saj . Ndërkohë që rrjetet sociale na kanë mundësuar që të prezantohem me disa Portale Arti nga të cilët kam marrë vleresime pozitive nga qindra piktorë , koleksionistë pikturash dhe dashamirës arti nga Shqiperia dhe jashtë saj.Kam qene i ftuar nga mjaft koloni piktorësh që janë organizuar në Shqipëri dhe jashtë saj.Jam ndjerë mjaft mirë me pikturën dhe kam
hapur dhjetra ekspozita jo vetëm në Librazhd ku jetoj, por edhe në Kryeqytet dhe qytete të tjera.Piktori Arben Kurti gjatë gjithë karrierës së tij ka preferuar më së shumti ti përkushtohet hedhjes në telajo të natyrës piktoreske e të mrekullueshme të fshatrave të Librazhdit dhe jo vetëm .Në dukje pikturat e tij janë shumë të thjeshta por janë edhe shumë origjinale.
Shumica e tyre janë një abstragim i ëmbël i natyrës dhe i shumëllojshmërisë së bukurisë së trevës së Librazhdit ku fshatrat Dardhë, Steblevë, Xhyrë e Lugina e Shkumbinit janë dashuria e tij më e madhe .Piktori Arben Kurti është padyshim piktori i peisazheve natyrore më të bukura të Shqipërisë. Natyra e bukur e ka “përndjekur” artin e tij gjatë gjithë karrierës si piktor.Stilet e pikturimit janë të ndryshme , por piktori librazhdas Arben Kurti krahas pejsazhit, preferon edhe portretin dhe gjini të tjera të artit.
Por në më të shumtat e ekspozitave ai ka zgjedhur të paraqitet para publikut, kryesisht me peisazhe. Gjithsesi, ky lloj kufizimi në këtë gjini, kompensohet nga larmia e teknikave të përdorura prej tij në punime në vaj, akuarele, grafikë ku motivet dhe ngjyrat duken gjithmonë origjinale.Punimet e tij në pikturë janë kryesisht të përmasave mesatare por nuk mungojnë edhe ato me përmasa të vogla e të mëdha.Ndërsa stilet e pikturimit janë në raste të veçanta edhe të ndryshme dhe piktori librazhdas krahas pejsazhit ,preferon edhe portetin dhe gjini të tjera të artit.
Në të ardhmen e afërt ai ka planifikuar hapjen e ekspozitave të tjera me piktura të reja me pejsazhe nga destinacionet më të bukura turistike të Shqipërisë. Për ekspozitën e rradhës ai ka kohë që e ka filluar punën dhe dëshiron që ajo të jetë një ekspozitë speciale ku do të ftohen edhe mjaft miq e kolegë piktorë vendas e të huaj .Është për tu vlerësuar fakti që pikturat e pejsazhit të artistit librazhdas Arben Kurti janë vlerësuar në shumë vende dhe janë bërë pjesë e koleksioneve të artit nga dashamirësit e pejsazhit .Dhe me të drejtë të gjithë piktorin Arben Kurti e identifikojnë me nofkën e këndshme “Piktori i Pejsazhit”.