TIRANE
Piktori i njohur Gazmend Leka ka çelur në galerinë e Artit në Fier një ekspozitë në grafikë e vizatime. Ndërsa rimerr tema të ndryshme, ai e fton publikun në një dialog kulturor e estetik.
Ekspozita sjell 30 vizatime në teknikën e sepias dhe 100 vizatime në teknikën laps dhe tush. Ato përcjellin subjekte e tema që ribashkojnë krijimtarinë e gjatë të Lekës.