Rikthehet në vendin e saj të lindjes në Shkodër piktorja Anila Hetoja me një ekspozitë personale që përmbledh punën e saj gati tre vjeçare.

Bukuritë e natyrës dhe silueta femërore kanë shërbyer si frymëzim për artisten. Punën 3 vjeçare e ka konkretizuar me një ekspozitë të veçantë pikture, ku 85 punime pas Tiranës, u prezantuan në Galerinë e Arteve Shkodër.

Piktorja Anila Hetoja sjell bukuritë e natyrës e frymëzuar nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Teknikat e përdorura janë të ndryshme, si akriliku, vaji, apo materialet e riciklueshme.

Stili klasik mbetet i preferuari i piktores. Anila Hetoja ka çelur 5 ekspozita personale, ku më e fundit ishte ajo në Gjermani, së bashku me Eda Harapin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb