Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë bollgur, 3 filxhanë ujë, 2 qepë, 2 thelpinj hudhër, 2 domate, 2 speca, ½ lugë kurkuma, ½ lugë piper të kuq, 1 lugë gjalpë
2-3 lgj vaj ulliri, Kripë, piper i zi.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën e grirë hollë së bashku me thelpinjtë e hudhrës dhe specat e grirë në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 2-3 minuta duke vendosur dhe kapaun në mënyrë që të ndihmojmë zbutjen. Shtojmë erëzat dhe domatet e grira në kubikë të vegjël dhe i kaurdisim së bashku me përbërësit e tjerë për 4-5 minuta. Në fund shtojmë bollgurin së bashku me ujin e vluar, vendosim kapakun, ulim temperaturën e sobës dhe e lemë të gatuhet për 20 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: