Pas dasmës me kapitenin e Realit të Madridit, Sergio Ramos, prezantuesja e njohur spanjolle Pilar Rubio kaloi një verë të gjatë dhe të mbushur me eksperienca mjaft interesante në vende të ndryshme të botës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë këtë javë Pilar Rubio vendosi t’u japë fund pushimeve dhe këtë e konfirmoi në një intervistë për mediat rozë në Spanjë, ku tha se është koha që t’i përkushtohet punës.

“Po, mendoj që është koha të mbyll pushimet verore. Ishte një verë e mbushur me momente unike, por tani duhet të shoh përpara, pasi kam të tjera angazhime”, deklaroi Pilar Rubio.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb