TIRANE – Pas ngjarjes në Malaga të Spanjës, ku u rrëzua një helikopter me drogë, i drejtuar nga piloti shqiptar Sokol Feka, hetuesit shqiptarë dhe spanjollë po punojnë për të zbuluar rekrutuesit e majorit në trafikun e drogës. “Top Channel” bën të ditur se dyshimet e para bien mbi kunatin e tij, i cili rezulton të jetë dënuar dy herë për trafik ndërkombëtar droge, në Zvicër dhe Itali. Aktualisht kunati i majorit Feka ndodhet në burg duke vuajtur dënimin.
Por mbetet edhe një tjetër pistë në hetime. Ajo e daljes së majorit gjatë muajit nëntor në Britaninë e Madhe. Ai ka qenë në një trajnim disa javor në Angli dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar pikat e kontaktit të tij atje. Ky hetim, në fakt kryhet nga vetë spanjollët. Gjatë muajit janar, Feka rezulton të ketë dalë nga Shqipëria vetëm një herë, ndaj kjo mendohet se është rruga e tij e parë për këtë vit. Në llogarinë e tij bankare, nuk ka asnjë lëvizje financiare.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb