Një pilot i Turkish Airlines ka surprizuar në mënyrën më të bukur të mundshme mësuesin e tij, që ishte në bordin e avionit.

Një video e bërë virale në Twitter tregon se si piloti konstaton se mësuesi i tij ndodhet aty dhe teksa pasagjerët e tjerë shohin, skuadra e kabinës ecën drejt mësuesit me një buqetë me lule.

Mësuesi i cili mbetet gojëhapur dhe shumë i kënaqur nga surpriza shpërthen në lot. Ai pranon lulet dhe pasagjerët e tjerë duartrokasin.

Ai përqafon dhe përshëndetet me të gjithë pilotët dhe i falënderon ata. Në video duket gjithashtu që edhe pasagjerët emocionohen me momentin e bukur që përfundon me pilotin, që përqafon ish-mësuesin e tij.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: