Policia e Beratit ka reaguar në lidhje me plagosjen mbrëmë të një 40-vjeçari.

Mësohet se autori dhe i plagosuri, pasi kanë konsumuar alkool, janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar në grushta e shkelma jashtë ambienteve të këtij biznesi, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me thikë 40-vjeçarin Leonard Duka. Ngjarja ndodhi në fshatin Lapardha 2.

“Komisariati i Policisë Berat referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C., 42 vjeç, banues në fshatin Lapardha, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (thikë), shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në fshatin Lapardha;

-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 62 vjeç, banues në Berat, pasi ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin F. R., 40 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb