“Vallja e Pinguinëve” e autorit Vangjel Kozma, dhe me regji të Klaudia Hilës vjen premierë në Teatrin e Kukullave.

Fëmijët kur shkojnë në Teatrin e Kukullave dëshirojnë të shohin kukullën, por ndërthurja me lojën e aktorit, teatrin e hijeve, multimedian dhe koreografinë e bën këtë shfaqje jo të zakonshme.

Në “Vallen e Pinguinëve” trajtohet fabula e të shijuarit gjërat që ne mbartim, pa u nxitur e pa pasur nevojën të marrim prej të tjerëve për të qenë të bukur.

Regjisorja Hila kthehet pas 9 vitesh në një shfaqje me kukulla, dhe i është dedikuar tërësisht për të kënaqur fëmijët, e ndërthurur me argëtimin të përçojë tek ata mesazhet e veprës. Pinguinët vinë premierë në Teatrin e Kukullave, për t’u takuar më pas me fëmijët çdo fundjavë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb