Një studim i Universitetit të Northumbrias në Angli ka dalë në përfundimin se lëngu i qershisë është shumë efektiv në uljen e tensionit të gjakut dhe largimin e sëmundjeve të zemrës. 60 ml në ditë me lëng qershie ulin me 7% tensionin dhe me 38% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Ky përmirësim, sipas studiuesve shkencorë anglezë, është i ngjashëm me atë që kanë edhe pacientët që marrin ilaçe për tensionin e lartë.

Studiuesit vëzhguan 15 persona që ishin në fazat e para të tensionit të lartë. Atyre iu dhanë çdo ditë nga 60 ml lëng qershie të holluar me ujë dhe u vu re një rënie e lehtë e tensionit mesatar.
Shkencëtarët mendojnë se lëngu i qershisë ndikon në tensionin e gjakut falë acideve fenolike që përmban.

Tensioni i lartë, nëse nuk kurohet, sjell një rrezik të madh për zemrën, veshkën dhe mund të sjellë sklerozë.(shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: