Stefano Pioli drejt Arabisë Saudite. Lajmi për kalimin e ish teknikut të “Djallit” në Arabi tek Al Nassr i Cristiano Ronaldo ka ditë që qarkullon, por sipas mediave italiane jemi në orët e fundit larg zyrtarizimit të tij në krye të stolit.

Në muajin korrik Pioli ishte shumë pranë firmës me skuadrën tjetër arabe Al-Ittihad, por palët prishën marrëveshjen vetëm në detajet e fundit. Ndërkohë barazimi i fundit zhgënjyes i Al Nassr 1-1 ndaj Al Ahli në kampionat, duket se ka bindur drejtuesit e klubit që të shkarojnë teknikun aktual Luis Castro e të nxitojnë tashmë për të mbyllur marrëveshjen me ish teknikun e Milanit.

Mediat madje flasin edhe lidhur me detajet e kontratës së re, në të cilën Pioli në krye të Al Nassr do të përfitojë afro 6-7 milionë euro në sezon.

Ndërkohë nëse marrëveshja finalizohet me sukses, ky do të jetë edhe një lajm i mirë për skuadrën e Milanit, të cilët do të liroheshin nga paga e majme që duhet t’i paguajnë ish teknikut të tyre, me të cilin vijon të ketë një kontratë aktive deri në qershor të 2025. Kuqezinjtë do të kursenin në këtë mënyrë afro 10 milionë euro për Piolin dhe stafin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: