Në merkaton e verës u paguan 30 mln euro, por ka luajtur vetëm 16-të minuta. Te Inter Gabigol është shndërruar në çështje pasi është aktivizuar vetëm në humbjen ndaj Bolognas.

Trajneri zikaltër, Stefano Pioli, tha se nuk i intereson se sa ka kushtuar 20-vjeçari Gabriel Barbosa, por vlerësoi faktin e ai po bën përpjekje për të kuptuar mentalitetin e ri.

“Mendoj se është një futbollist me një talent të madh dhe po bën të gjitha përpjekjet për të kuptuar metodat e reja të punës dhe mbi të gjithë mentalitetin e ri, por unë nuk mund të mendoj se sa para ka paguar klubi për një futbollist përpara se të bëj formacionin.

Gabigol duhet të këtë durimin e mjaftueshëm dhe të tregojë që di të luajë futboll sepse me kualitetet që ka do të gjejë me siguri hapësira, mundësi ka edhe për faktin se ai mund të luajë përkrah Icardit”, theksoi Stefano Pioli.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: