Kzistof Piontek po mrekullon çdo ndeshje e më shumë që po luan. Polaku që la Xhenovan në janar për t’u veshur kuqezi, ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm në lojën e Milanit aq sa ka bërë që tifozëria të dashurohet menjëherë pas tij.

Dhe kjo jo më kot, pasi Piontek po ecën në gjurmët e të mëdhenjve të historisë së klubit kuqezi. Një golashënues i tillë kishte vite që u mungonte kuqezinjve, ndërsa me 7 golat në 6 ndeshjet e luajtura deri më tani, e kanë katapultuar Piontekun në barazimin e një rekordi të një ish-i të madh të Milanit.

Kundër Empolit, Piontek shënoi golin e tij të 26-të në këtë sezon (18 kampionat + 8 kupë). Pjesën më të madhe të këtyre golave polaku i ka shënuar me fanelën e Xhenoas, por, golat e shënuar në kampionat në 4 ndeshjet e para si kuqezi, kanë bërë që Piontek të arrijë të madhin Oliver Bierhof, që në periudhën shtator-tetor të vitit 1998 do të realizonte në të katër ndeshjet e tij të para me Milanin. Tifozët kanë të drejtë që ekzaltohen me sulmuesin e ri.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: