Barcelona fitoi minimalisht 0-1 në fushën e Mançester Junajtid, ku ishte superiore përballë “djajve” me shumë mungesa. Gerard Pique u shfaq i kënaqur pas fitoren së realizuar në Old Trafford, por thekson se asgjë nuk është vendosur dhe kualifikimi mbetet sërish i hapur.

“Pasi pamë ndeshjen e tyre ndaj PSG, nuk duhet të kemi besim te ky rezultat. Ata shkuan në Paris me një disavantazh më të thellë dhe të gjithë e pamë se çfarë ndodhi. Klubet e mëdha janë në gjendje të përmbysin rezultatin në çdo stadium të Europës. Ishte një ndjesi e veçantë të vija këtu pas kaq shumë vitesh, në aspektin mbrojtës jemi në momentin më të mirë të sezonit. Ndihem mirë për shkak të moshës dhe eksperiencës time”, u shpreh Pique.

Gjithsesi, asgjë nuk mund të quhet e mbyllur për të dyja skuadrat, dhe kualifikimi do të vendoset vetëm në takimet e kthimit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb