Gerard Pique nuk u befasua nga lajmet se Lionel Messi ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon atij të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Klauzola u zbulua nga ‘El Pais’, por Pique këmbëngul se ai e dinte tashmë ekzistencën e saj.

“Unë e dija që ai mund të largohej në fund të  sezonit,” shpjegoi Pique për ‘El Partidazo’. “Unë gjithashtu e di angazhimin e tij ndaj Barcelonës, ​​kështu që është diçka që nuk me shqetëson. Ai ka fituar të drejtën që të marrë vetë një vendim në lidhje me të ardhmen.”

Ndërsa në lidhje me zërat për një rikthim të Neymar në Barcelona ai tha: “Neymar ishte i lidhur shumë me rikthimin në Camp Nou këtë verë por, në fund të fundit, ai qëndroi në Paris Saint-Germain. Kishte shumë thashetheme, por, në këtë rast, asgjë të vërtetë,” tha Pique.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: