Barcelona nuk po kalon një moment aspak të mirë, pas eleminimit nga Champions League ka ardhur edhe goditja tjetër, humbja në Kupë përballë Valencias. Pas ndeshjes Pique deklaroi se duhet një analizë e thellë për të kaluar këtë moment të vështirë dhe për të nisur një sezon të ri më të fortë .

” Nuk kemi justifikime, ne jemi të detyruar të fitojmë gjithçka, të përgëzojmë Valencian dhe të përpiqemi të fillojmë sezonin e ardhshëm më të fortë”, deklaroi Pique.

Mbrojtësi u pyet edhe për të ardhmen e trajnerit Valverde, që pas kësaj disfate është lëkundur shumë.

“Nuk shqetësohemi për të ardhmen e Valverdes, duhet të bëjmë një analizë për secilin, se çfarë duhet përmirësuar. Ne do të dëshironim që ai të vazhdojë sepse ka bërë një punë të mirë, por nuk varet nga ne, ne kemi një verë të gjatë për të analizuar se çfarë mund të bëhet më mirë dhe të kthehemi më të fortë”.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb