Mallorca dhe Vedat Muriqi i jap shpesën La Liga-s, vërtetuan se Real Madrid, pavarësisht merkatos galaktike mbeten njerëzor, një ekip që mund t’i marrësh pikë. “Pirati” dardan i prishi debutimin Mbappes, me francezin që nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, u shërbye pak, ndërsa rezultoi lojtari më pak i vlerësuar i fazës ofensive.

Ekipi i Carlo Ancelottit krijoi iluzionin se do ta kalonte lehtë këtë mbrëmje teksa kaluan shpejt në avantazh me Rodrygo. Ylli brazilian realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 13-të. Rodrygo dhe Vinicius Jr ishin rrezik konstant në zonën e Mallorca-s, por në minutën e 53-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, Muriqi me kokë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat në 1-1. Ancelotti u përpoq t’i ndryshonte rrjedhën këtij takimi duke bërë disa zëvendësime, por pa sukses, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund. Nuk e priti mirë këtë “X” trajneri Ancelotti:

“E filluam mirë, por në pjesën e dytë na mungoi ekuilibri. Ishte një ndeshje që edhe mund ta humbisnim. Ne jemi një ekip shumë sulmues, por ekuilibri në mbrojtje është shumë i rëndësishëm. Ishim shumë të hapur në fushë, nuk ishte çështje lodhje”, u shpreh ndër të tjera Ancelotti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu siç pritej, hapi flas i Realit pushtoi faqet e para të mediave spanje: “Zhgënjim i bardhë”, shkruan Mundo Deportivo në faqen e parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb