Në shtëpinë e Barcelonës “fërkuan duart” pas blofin të Realit, por festa nuk zgjati shumë, pasi ekipi blaugrana u ndal në një barazim 2-2 në transfertë përballë Majorkës. Vedat Muriqi tërboi Xavi-n, sulmuesi i Kosovës ishte protagonist absolut me një gol dhe një asisit. Në minutën e 8-të, “pirati” përfitoi nga një top në zonë duke mposhtur portierin Ter Shegen. Murqi bëhet lojtari i tretë që i shënon ekipeve si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona, duke nisur nga sezoni i fundit. Fundi i pjesës së parë ishte “zjarr” teksa Barcelona barazoi shifrat me Raphina në minutën e 41-të. Në shtesën e pjesës së parë, Murqi bëri spondën me kokë për Prats që rikthehu edhe një herë Majorkën në avantazh.

Në fraksionin e dytë, Barcelona s’postoi ndeshjen në gjysmëfushën e rivalëve duke provuar në çdo formë të riktheheshin në lojë, ishin dhe të pafat teksa Joao Felix goditi shtyllën. Në minutën e 75-të, me një aksion të bukur, Firmin Lopez barazoi shifrat në 2-2. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Barcelonën që del me një pikë, por qëndron provizorisht në krye me 17 pikë. Nuk e priti mirë këtë frenim të ekipit trajneri Xavi:

“Ne kishim raste të pastra, por gabuam shumë. Në fund morëm një barazim që nuk na mjafton. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje, u shpreh Xavi ndër të tjera në konferencë për shtyp.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb