Me prezantimin, e zhvilluar sot në Torino të ADAS (Advanced Driver Assistance Systems), shërbimit të parë botëror 5G, ”Pirelli” është bërë kompania e parë në botë në sektorin e gomave që ndan në rrjetin 5G informacionin në lidhje me gjendjen e rrugës të zbuluara nga goma inteligjente.


Falë bashkëpunimit midis ”Pirelli”, ”Ericsson”, ”Audi”, TIM, ”Italdesign” dhe KTH u tregua se një automjet i pajisur me sensorë ”Pirelli Cyber ​​Tyre” dhe i lidhur në rrjetin 5G, ishte në gjendje të transmetonte rrezikun e lagështirës të zbuluar nga gomat në një automjeti tjetër të kaluar më pare në zonën e rrezikut, përmes përdorimit të 5G.


Goma është elementi i vetëm i kontaktit ndërmjet automjetit dhe rrugës dhe, falë teknologjisë që ”Pirelli” është duke përsosur, komunikon me automjetin, me shoferin falë potencialit 5G, me gjithë infrastrukturën rrugore.


Përdorimi i gomave ”Pirelli Cyber ​​Tyre”, të pajisura brenda me një sensor, në të ardhmen e afërt do t’i sigurojë automjetit të dhëna në lidhje me materialit të rrugës, kilometrazhin, ngarkesën dinamike dhe, për herë të parë, situatat potencialisht të rrezikshme të sipërfaqes së rrugës, si dhe për praninë e ujit. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: