ITALI
Juventus e ka filluar me fitore sezonin e ri të Serisë A me trajner Andrea Pirlon dhe objektiv fitoren e titullit të 10-të radhazi.
Bardhezinjtë kanë fituar pastër ndaj Sampdorias me rezultatin 3-0 dhe me lojë bindëse.
Goli e parë të sezonit e shënoi çuditërisht një mesfushor, suedezo-maqedonas, shtatlartë, cili vetëm 3 javë më parë firmosi për Juventusin. Kulusevski hodhi hapin e parë drejt fitores së Juventusit.
Më pas shënoi Bonucci teksa në fund kishte kohë dhe për Ronaldon që ta niste sezonin edhe ai me gol.
(BalkanWeb)