ROME-As derbi dhe as një gol fantastik si ky i Bruno Peresit nuk mund të ndalë Juventusin në Serie A, që fiton një prej ndeshjeve më të rëndësishme me një gol në minutën e fundit të Andrea Pirlos, që u dha fitoren më të pabesueshme të tijve në këtë kampionat ndaj një Torinoje që mbeti me duarbosh, pavarësisht një ndeshjeje të madhe. Në “Juventus Stadium” dukej sikur kjo ndeshje nuk do të kishte histori, por derbi mbetet një derbi, pavarësisht se mund të nisë dhe me epërsinë e ekipit bardhezi, që shënon nga penalltia me Vidalin.

Torino barazon 7 minuta më pas, kur Bruno Peres realizoi një prej golave më të bukur të këtij viti. Lishtajner e lë Juven me 10 vetë, por ekipet e mëdha dhe lojtarët e mëdhenj shfaqen atë-herë kur duhet dhe në të 93-tën, kur ndeshja dukej e përfunduar Pirlo dhuroi perlën e radhës. Fitoi Juventus 2-1, dy sekonda para përfundimit. Një sukses në derbi, por mbi të gjitha një sukses që mund të jetë një gur i rëndë në garën për titull, që arrihet mbi të gjitha falë fitoreve të tilla.

(d.b/Jetoneselimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb