Padyshim që është një nga kantautorët më të komentuar sa i takon jetës së tij private. Bëhet fjalë për Pirro Çakon. Muzikanti pasi lidhjes së tij për disa vite me vajzën bukuroshe nga Shkodra, Sisi, siç duket e ka lënë pas këtë histori.
52-vjeccari teksa ishte i ftuar në koncertin operistik të Migena Gjatës, motrës së madhe të këngëtares Elvana Gjata, është kapur ‘mat’ me një foto. Aty shihet se Çako po komunikon me një vajzë, ndërsa nuk dihet lidhja e tij më të.
Në janar të këtij viti, Pirro i dha fund lidhjes 5-vjeçare me ish-të dashurën, me të cilën bashkëjetuan në shtëpinë e tij në Tiranë. Kjo ishte lidhja e parë e konsoliduar e Pirros, pas daljes nga martesa e gjatë në Paris me sopranon Inva Mula, martesë nga e cila erdhi në jetë djali i tyre Anthony.