Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas rastit të denoncuar në emisionin “Stop”, ku shihet një mësuese në Kukës, e cila ofendon me fjalë të rënda nxënësit.

Shahini shprehet se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen dhe njofton se mësuesja në fjalë është pezulluar nga puna. Arsimtarja me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon Matematikën nuk ngurron të përdorë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak.

Statusi i Shahinit:
E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike.
Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.
Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa.
Falenderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb