Një pishë shekullore ka rënë pasditen 3 sotme në aksin Goricë-Drobonik.

Gazetarja Eneida Petova raporton për BalkanWeb se mësohet se pema është rrëzuar për shkak të shkuljes nga rrënjët pasi pisha ndodhej në një rrafsh kodrinor të pjerrët.Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve por rënia e saj bllokoi për më shumë se 30-minuta lëvizjen e mjeteve nga lagjja Goricë drejt fshatit Drobonik.

Kanë qenë shërbimet zjarrfikëse ata që pasi kanë mbërritur në zonë,kanë prerë pemën,duke e copëtuar atë dhe duke e larguar nga rruga, për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb