Nga: ZONJA KATERINA

1 kg jeshillëqe të ndryshme
1-2 presh
1 tufëz majdanoz
1 tufëz koper
1 tufëz nenexhik
500 gr miell misri
250-300 gr djathë
½ filxhan vaj ulliri
1 lgj gjalpë
Kripë, piper
Hirrë djathi

Fillimisht lajmë jeshillëqet mirë dhe i vendosim në një tas të madh ku shtojmë erëzat e freskëta, vaj ulliri, kripë dhe piper. Miellin e misrit e trazojmë me hirrën e djathit derisa të bëhet si brumë.

Marrim një tavë, e spërkasim me pak vaj dhe vendosim një shtresë me brumin e përgatitur. E nivelojmë mirë dhe mbi të vendosim një shtresë me jeshillëqe, i spërkasim jeshillëqet me djathë të bardhë dhe më pas vendosim dhe një shtresë tjetër brumi. E spërkasim sipërfaqen me djathë dhe pak gjalpë dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 25-30 minuta.

(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb