VLORE- Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë sot bashkëpunëtorin e vjedhjes me armë që ndodhi në ish-fushën e druve të qytetit një të riu.

Ai është Marjo Bregu, 30-vjeç, banues në Vlorë, që bashkë me një tjetër person i grabitën 4 mijë euro një të riu.

“Më datë 30.06.2017, rreth orës 23:00, në lagjen “24 Maji” Vlorë, pranë vendit të quajtur “Ish-fusha e drurëve”, një shtetas (dyshohet në bashkëpunim me një tjetër), me anë të një automjeti tip Volkswagen Golf-5 dyshohet se nën kërcënimin e armës së zjarrit (pistoletë) i kanë vjedhur shtetasit A.B., 29 vjeç, banues në Vlorë, një sasi parash prej 4000 (katër mijë) eurosh dhe më pas janë larguar me shpejtësi”- sqaron policia.

Pas hetimeve intensive, policia arriti të kapë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin Marjo Bregu, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e autorit tjetër. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: