Nga: ZONJA KATERINA

4 gota miell misri, 800 gr spinaq, 1 ½ gotë pana ose qumësht, 1 gotë kos, ¾ gotë vaj, 1 lgj gjalpë, Dhjozëm, majdanoz, koper, Kripë, piper i zi


Lajmë mirë spianqin dhe e grijmë së bashku me erëzat e freskëta. E vendosim spinaqin ne një tas të madh ku shtojmë kripën, piperin, miellin e misrit, panën, kosin dhe vajin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit, më pas i vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë. E nivelojmë mirë dhe vendosim në sipërfaqe copëza gjalpi aty –këtu. E vendosim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.



(er.cu/Vila24/BalkanWeb)