Recete nga znj Eneida
Përbërësit

4 patëllxhanë mesatarë
1 qepë të thatë
1 karotë
2 lugë salcë domatesh koncentrat
1 domate të grirë në rende
400 gr mish të grirë
50 gr djathë të bardhë
100 gr djathë gouda
Kripë
Vaj ulliri
Piper të kuq/ Piper të zi
Majdanoz

Përgatitja

Patëllxhanët i presim në feta dhe i vendosim në furrë të piqen me pak vaj ulliri sipër.
Në një tigan skuqim qepën të prerë në kubikë. Shtojmë karotën e grirë në rende, vazhdojmë me mishin dhe në fund domaten e grirë dhe salcën.
Shtojmë kripë dhe erëza dhe i gatuajmë mirë.
E lëmë pak të ftohet dhe shtojmë djathrat.
Në një tavë të rrumbullaktë shtrojmë patëllxhanet me fetat që të dalin nga tava, për së gjati nga mesi jashtë. Shtrojmë mbushjen me mish dhe palosim fetat e patëllxhaneve. Shtrojmë dhe ca feta të tjera për të krijuar idenë e byrekut.
E vendosim në furrë me 200 gradë për 20 minuta akoma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb