Djali i Pal Trushajt, 63-vjeçari që piu helm në ambientet e SPAK dhe ndërroi jetë në spital, ka thyer heshtjen, ndërsa ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.

I riu pohoi se babai i kishte shmangur problemet financiare që kishte me bankat.

“Në vitin 2019 është marrë kredia. Nuk kam informacione të sakta mbi këtë situatë që të qëndrojë dhe në aspektin protokollar, si procedurë. Është një ngjarje e rëndë, sepse ishim….Erdha nga jashtë, erdha te Toksikologjia, Ishte e pamundur që të merrnim informacion. Ajo që më shqetësoi ishte fakti që mjekja nuk ishte fare optimiste. Xhaxhai i tha pse e bëre? Ai tha; ja nga padrejtësia. Babai është munduar që të na e shmangte këto probleme. Ka pasur një problem me një bankë të nivelit të dytë. Nuk mund të spekuloj asgjë. I është marrë banesa. Ka qenë një rast i tmerrshëm. Është konfiskuar makina, banesa në fshatin Pllanë, por nuk është e sekuestruar ende. Ne do të marrim një avokat. Humbja është katastrofë. Të humbësh prindin, s’ka fjalë tjetër. Jemi të shokuar. Do t’i hyjë me themel kësaj çështje.”, tha i biri. Mësohet se Pal Trashaj humbi shtëpinë nga kompanitë e kredive.

NJOFTIMI I POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Panorama”, shtetasi P. T., 63 vjeç, ka konsumuar fostoksinë, ju informojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb