Kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga Nisida Tufa u shpreh se 21 janari do të zbardhet dhe se opozitës do i dalin krime të tmerrshme.

“Janë vrarë 4 vetë dhe janë plagosur dhjetëra e bëhet gjithë ky debat për një shkop gome. Këtu kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Këtyre njerëzve u duhet thënë se ju dhe stani juaj janë të kriminalizuar dhe me histori që do të zbardhen.

Ai 21 janari do të zbardhet dhe do të dëgjosh gjëra që do të habitesh. 21 janari është pasaporta morale e opozitës. Një opozitë që ka 21 janarin vjen këtu e përmend një shkop gome, ka në kurriz Gërdecin. Nuk është zbardhur sepse po presim SPAK, e cila ka tjetër nivel profesional dhe ka pavarësi nga politika”, tha Ndreu.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb