TIRANE

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ish-deputeti i PS, Pjerin Ndreu, tashmë kandidat për bashkinë e Lezhës në zgjedhjet vendore, sqaroi arsyet se pse vendosi të lerë mandatin e deputetit për postin e kreut të Bashkisë.


“Është stili im i të punuarit, terreni më shkon më shumë për shtat. Më duhet një sipërmarrje ku drejtoj unë, faturën pozitive apo negative e marr unë. Kam identifikuar një zonë me menaxhim katastrofë. Të ardhurat vendore, merren e bëhen rrush e kumbulla, nga një bashki me një zullum skandaloz që e ka cuar qytetin në një qytet të mërzitshëm, pa investime, dhe vetëm interesat e lezhianëve nuk i përfaqëson. PS ka 3 mandate që nuk drejton Lezhën, e lamë me 500 mln lekë të vjetra në arkë, ndërsa sot është e zhytur në borxhe, i bën lekët e lezhianëve rrush e kumbulla. Kemi denoncuar e po vijojmë me grupet e interesit në vazhdimësi janë shokuar kur kemi nxjerr të dhëna se c’bëhet në atë bashki.” -tha Ndreu, ndërsa theksoi se këto janë të dhëna zyrtare që s’mund t’i mohojë askush.


Do përshtasim një bashki me një strukturë eficente që i përgjigjet shërbimeve, Do ndryshojë koncepti i bashkisë. Nëse do e bëjmë si bashki ku gjithë fisi im do hyjë aty, apo ku emigrantë marrin rrogë aty, le të themi që do e bëjmë sipërmarrje private, sikundër është aty. Kjo kohë do të marrë fund” – theksoi Ndreu.


(BalkanWeb)