TIRANË– Pjerin Ndreu ka reaguar sërish, pas heqjes së emrit të tij nga grupi i Miqësisë Shqipëri­-SHBA. Ai thotë se që kur ka ndaluar 17 kg drogë në vitin 2003, nuk ka gjetur qetësi.

“Nëse dikush vërteton një rast te implikimit tim ne një rrjet kriminal apo ngjarje kriminale unë dal publikisht përjetë nga politika ! ­Nese gjen dikush një tregtar apo qytetar qe te ketë ndare qofte njëherë një lek me mua ne vendet ku kam punuar unë ne policinë e shtetit, apo te ketë bere një kompromis kriminal unë e bej zgjidhjen menjëherë! ­E bej ketë prononcim se dikur ne nëntor te 2003 ne një operacion policore te drejtuar nga une, u sekuestruan 17 kg droge ne një autobus ne Vore qe i përkiste dikujt Qe atëherë nuk kam pas qetësi se ai grup kriminal s’ka lëne gjë pa bere e pa shpifur ndaj meje! ­Por e bej edhe se disa komentues ditkan shume për mua se qenkam i pasur, se paskam vjedhur, se paskam vrare etj..! E sfidoj cilindo individ apo institucion shtetëror qe te gjeje prova dhe unë e di pozicionin se çduhet te bej. Ne jetën time nuk di te ketë rekorde kriminale dhe nuk ka për te pasur kurrë! Nuk me kompleksen askush me këto histori qe gatuhen ne disa kuzhina te fëlliqura”, shprehet deputeti socialist.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: