TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu u përfshi sot në një aksident rrugor në Pukë. Vetë deputeti ka rrëfyer në lidhje me ngjarjen, në faqen e tij në “Facebook”, ku ka konfirmuar se është mirë dhe ka marrë edhe përgjegjësinë e aksidentit.

Ndreu rrëfen se policët ishin në stres, por qytetari që u përplas me të nuk kishte asnjë faj.

“Jeta është dinamike. Ka të mirat e të këqijat e saj. Ne jemi aktorë seriozë ku patjetër i bindemi ligjeve të natyrës, fatit apo vullnetit të Zotit. Kur ke faj ti rri e qëndro! Unë sot isha fajtor në një përplasje makinash në Rrapë të Pukës, që falë Zotit shkoi pa pasoja në njerëz. Qytetari që u përplas me mua nuk kishte asnjë faj. Policët ishin me stres por unë u thashë se faji ishte i imi dhe të mos abuzojë askush me të drejtën e Zotit. Pagova gjobën për shkeljen. Mund edhe t’i shmangesha fajit, por nuk kisha kurajë të penalizoja një të pambrojtur sepse isha unë fajtor… I falënderoj të gjithë ato që mu gjendën pranë duke më kujtuar për të njëmijtën herë se nuk jam vetëm dhe se miqtë, shokët, kushërinjtë e familja dhe njerëzit e zemrës janë oksigjeni ku unë gjej forcë e me duket vetja asgjë para tyre !” –shkruan Ndreu në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb